Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në dhomë këshillimi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kundërshtuar masën e parë detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, masë e cila iu dha në fund të vitit 2023.
Ish-kryeministri Berisha nuk e zbatoi këtë masë pasi e konsideroi anti-kushtetuese për shkak se SPAK nuk mori autorizim në Kuvend.
Po sot Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK që kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.
Berisha dhe Malltezi janë të dy në arrest shtëpie.
BKH kontroll në vilën dhe zyrat e Samir Manes, sekuestrohet telefoni pas dosjes së kokainës dhe pastrimit të parave
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën e biznesmenit Samir Mane, si dhe në ambientet e zyrës së...








