Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e Kryeministrisë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Sot do të zhvillohet dhe Samiti i përbahskët “Ukrainë – Europa Juglindore” në Tiranë.
Rama ka publikuar pamjet nga takimi me Zelenskyy-n. Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.
Dhurata ishte pikërisht libri i kryeministrit me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të tij.
Pas takimit, dy zyrtarët do t’i bashkohen samitit në nder të Ukrainës, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Korrupsion, “bindje” partiake apo shantazh? Pse Niko Peleshi po bllokon me kaq ngulm drejtësinë për Ballukun?
Niko Peleshi po mban të ngrirë një proces që sipas ligjit duhet të ishte trajtuar pa vonesa. Refuzimi i përsëritur...








