Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e Kryeministrisë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Sot do të zhvillohet dhe Samiti i përbahskët “Ukrainë – Europa Juglindore” në Tiranë.
Rama ka publikuar pamjet nga takimi me Zelenskyy-n. Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.
Dhurata ishte pikërisht libri i kryeministrit me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të tij.
Pas takimit, dy zyrtarët do t’i bashkohen samitit në nder të Ukrainës, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi
Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin Kastriot Cenko, i shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së...








