Policia e Shkodrës ditën e sotme ka kërkuar të futet me forcë ne KZAZ-në nr.2. Policia është penguar nga disa punonjës të bashkisë por edhe nga ish-deputetë të Partisë Demokratike.
Policia e rendit dhe FNSH kanë debatuar me punonjësit dhe ish-deputetët, duke kërkuar që të marrin në kontroll KZAZ-në nr.2 në Shkodër.
Punonjësit e bashkisë u kanë shpjeguar se ambientet janë në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe nuk do të lejohen që të përdoren për KZAZ. Kjo pasi presidenti Meta ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe e ka botuar në fletoren zyrtare.
Më herët Voltana Ademi i ka kërkuar ndihmë policisë për lirimin e ambienteve, por duket se policia kërkon të marrë vetë në kontroll KZAZ-të.