Skip to content
Gjuha SQ EN
Aktualitet

Tensione në Shkodër, policia kërkon të futet me forcë në KZAZ

Policia e Shkodrës ditën e sotme ka kërkuar të futet me forcë ne KZAZ-në nr.2. Policia është penguar nga disa punonjës të bashkisë por edhe nga ish-deputetë të Partisë Demokratike. Policia e rendit dhe…

· 1 min lexim

Policia e Shkodrës ditën e sotme ka kërkuar të futet me forcë ne KZAZ-në nr.2. Policia është penguar nga disa punonjës të bashkisë por edhe nga ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Policia e rendit dhe FNSH kanë debatuar me punonjësit dhe ish-deputetët, duke kërkuar që të marrin në kontroll KZAZ-në nr.2 në Shkodër.

Punonjësit e bashkisë u kanë shpjeguar se ambientet janë në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe nuk do të lejohen që të përdoren për KZAZ. Kjo pasi presidenti Meta ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe e ka botuar në fletoren zyrtare.

Më herët Voltana Ademi i ka kërkuar ndihmë policisë për lirimin e ambienteve, por duket se policia kërkon të marrë vetë në kontroll KZAZ-të.