Gazment Bardhi mbledh sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku përmes një mesazhi, ai ka njoftuar deputetët demokratë për mbledhje.
Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 12:00, ndërsa 5 orë më vonë opozita do të zhvillojë protestën e saj para Kuvendit të Shqipërisë, pasi në orën 17:00 nis seanca plenare.
Ky vendim është marrë nga të gjithë deputetët opozitarë të grupimeve Berisha-Bardhi.
Protesta do të jetë vijimi i aksionit opozitar, pasi opozitës nuk i janë plotësuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.