SPAK ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite për ish-kreun e bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Sakaq për të pandehurën tjetër në këtë çështje, Alma Kaçaj, SPAK ka kërkuar dënim me burg 1 vit e gjashtë muaj, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 1 vit burg.
Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë, ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv.
Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor, menjëherë pasi në media u publikua një video ku shfaqet në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.