Eksperti i IT, Gent Progni ka bërë e dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka postuar për në SPAK prova të reja. Progni nuk e specifikon se për çfarë janë këto prova, por duke marrë parasysh denoncimet e mëhershme të tij, kanë të bëjnë me AKSHI dhe AKCESK. Më herët Progni I ka denoncuar këto institucione dhe funksionarët e tyre për paaftësinë për ti mbrojtur të dhënat nga hackerat dhe ka denoncuar abuzimet që këto institucione kanë bërë me fondet sa i përket sigurisë dhe cilësisë së sistemeve online në Shqipëri, për të cilat janë shpenzuar afro 500 milion euro. Pak ditë më parë Progni evidentoi problematikën me vulosjen elektronike të dokumenteve në ‘e Albania’, shërbim që përdoret për çdo dokument që shkarkohet nga ky aplikacion. Progni deklaron se problemi me vulosjen këcënon sigurinë e të dhënave personale të shqiptarëve. Ai i ka ofruar ndihmën e tij AKSHI- dhe AKCESK që të zgjidhet problemi.
Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë
Pagesat e parregullta që bizneset kryejnë ndaj administratës publike janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Barometrit...









