Kryetari i Kuvendit , Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin që i hap rrugën vendimit për shkarkimin e presidentit Meta. Një gjë e tillë ka ndodhur pas çdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Mocioni me debat është kërkuar nga Taulant Balla dhe do të jetë si pikë e 3 e rendit të ditës.
“Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste Taulant Balla. Mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018. Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, thekson urdhri i firmosur nga Gramoz Ruçi.