Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nepotizëm/ Kryetarja e bashkisë Bulqizë punëson vëllain si administrator njësie

15:20 22/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Luan Mjeshtri administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri.

Ditën e djeshme tre punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi pajisnin qytetarët me dokumente false.

Mes zyrtarëve të arrestuar është edhe vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri.
Luan Mjeshtri, me detyrë administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, është një prej të arrestuarve për shpërdorim detyre si pjesë e grupit që shiste vërtetime false të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës. Vërtetimi shitej kundrejt 100 mijë lekëve (të vjetra).
Duket se bashkia e Bulqizës është kthyer në një ‘çerdhe familjare’, ku kryetarja, Festime Mjeshtri, punëson familjarët e saj.

Nepotizmi në Shqipëri është shtrirë në administratën publike dhe në pushtetin lokal. Një investigim i “Inside Story” nxori se familjarët e kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli, i cili së fundi është marrë nën hetim nga SPAK, kanë shërbyer në administratë.

Bashkëshortja e tij në Agjencinë e Kadastrës ndërsa njëri prej djemve, specialist i nivelit të lartë në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Djali tjetër ka shërbyer në Drejtorinë e rëndësishme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Tjetër rast ku një zyrtar ka të punësuar më shumë se një familjar është ai i kryebashkiakut të Pogradecit Ilir Xhakolli. Vajza e tij, ka punuar tek Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare. Ndërkohë, i biri, pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, Solora Jaupaj shërben në një post mjaft të rëndësishëm si drejtore kabineti e Ministrisë së Bujqësisë drejtuar nga Anila Denaj.
Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, rezulton specialiste pranë Auditit në Ministrinë e Brendshme.

Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra, rezulton pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Në kushtetutën e Shqipërisë, nuk ka një referencë të drejtpërdrejtë për ligjin e nepotizmit.
Megjithatë, kushtetuta e Shqipërisë përmban dispozita dhe vlera themelore që mbrojnë barazinë, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut.

Për të luftuar praktikat e padrejta si nepotizmi, Shqipëria ka hartuar ligje dhe rregullore që kanë për qëllim të parandalojnë favorizimin e anëtarëve të familjes në proceset e punësimit në institucionet publike dhe në vendimmarrje të tjera.

Këto ligje janë pjesë e përpjekjeve për të siguruar barazi dhe meritokraci në vend.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se në kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë ka përcaktuar parimet e barazisë dhe drejtësisë që duhet të respektohen në çdo aspekt të jetës shoqërore dhe politike të vendit.

Por, duket se këto parime për kryebashkiaken e Bulqizës nuk funksionon e cila vendos vëllain administrator njësie, ky i fundit të bën me pasaportë bullgare vetëm për 100 mijë lekë./ Voxmedia

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
Dhoma e Përmbaruesve bën thirrje publike: Stop abuzimeve me mikrokreditë

Dhoma e Përmbaruesve bën thirrje publike: Stop abuzimeve me mikrokreditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.