Ngjarja e rëndë në Kosovë ku mbeti e vrarë Liridona Ademaj nga një sulm me armë, i organizuar nga bashkëshorti i saj, prej disa ditësh është kryefjalë e mediave.
Së fundmi, kanë dalë në dritë detaje të reja.Motra e Liridona Ademajt, ka thyer heshtjen në lidhje me vrasjen e kësaj të fundit, ndërsa ka folur për News24.
Brikenda Ademaj tha se: “Ne e dimë se si e ka pasur jetën”.
Ajo tha se nuk ka pasur asnjë kërcënim për familjen e Naim Murselit.
“Ne kemi kallëzuar se ka pasur jetë të lumtur me Naimin. Nuk është e vërtetë se ka pasur sekrete. Ne kemi kallëzuar gjithçka që kemi ditur, se ne duam të mbrojmë Liridonën.
E kam bërë foton dy ditë para se të vritej Liridona. Liridona ka pasur shumë sende brenda që nuk na i ka kallëzuar si familje.
Se kam dëgjuar që ka pasur debate për tradhti. Gjithmonë ka qenë pranë nesh, kur fliste me Naimin. Ai e pyeste për fëmijët. Ata nuk kanë ikur asnjëherë nga shtëpia e tyre. S’kanë pasur sherre”, tha ajo.