Sot në Gjykatën e Posaçme të zhvillohet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Sot do të vendoset nënë ai do të lejohet ose jo të shkojë të betohet në krye të bashkisë Himarë.
Para nisjes së kësaj senace, në dyert e gjykatës kanë shkuar një grup qytetarësh dhe përfaqësues të partisë së tij duke protestuar për lirimin e tij.
Sipas tyre Beleri duhet të bëjë sa më parë betimin si kryetar bashkie.
Kujtojmë se çështja e betimit të Belerit është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë shteti grek vijoi të mos pranojë firmosjen e letrës që do të hapte negociatat e Shqipërisë më Bashkimin Evropian. Sipas Greqisë moslejimi i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, është vendim politik i qeverisë.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.