Eneid Nakuci, prokurori i çështjes së Emiljano Shullazit, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut.
Prokurori i njohur, gjithashtu kandidat për SPAK, është rikonfirmuar në detyrë ditëne sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problemeve që janë hasur me pasurinë e tij gjatë hetimit.
Në seancën e kaluar KPK i bëri vërejtje prokurorit se nuk ka sjellë dokumenta për borxhet që pretendon se ka marrë nga motra e xhaxhai, si dhe nuk nuk është justifikuar as transaksioni nga fondacioni.
KPK vërejti se Nakuci nuk ka burime financiare për të justikfikuar pasuritë.
Ndërkohë ditën e sotme kaloi me sukses vettingun edhe prokurori Edvin Kondilli, i cili është gjithashtu kandidat për SPAK.