Pas dyshimeve për pasurinë, kalon sitën e Vetting-ut prokurori i çështjes Shullazi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eneid Nakuci, prokurori i çështjes së Emiljano Shullazit, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut.

Prokurori i njohur, gjithashtu kandidat për SPAK, është rikonfirmuar në detyrë ditëne  sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problemeve që janë hasur me pasurinë e tij gjatë hetimit.

Në seancën e kaluar KPK i bëri vërejtje prokurorit se nuk ka sjellë dokumenta për borxhet që pretendon se ka marrë nga motra e xhaxhai, si dhe nuk nuk është justifikuar as transaksioni nga fondacioni.

KPK vërejti se Nakuci nuk ka burime financiare për të justikfikuar pasuritë.

Ndërkohë ditën e sotme kaloi me sukses vettingun edhe prokurori Edvin Kondilli, i cili është gjithashtu kandidat për SPAK.

Shpërndaje
Share.

Komento