Para pak ditësh, SPAK ka nisur hetimet për pasurinë e Elvana Gjatës, e cila është përmendur nga I dashuri i saj, Ervin Mata për kalimin e lekëve në llogarinë e saj, teksa fliste me Erzen Breçanin.
Por duket se Elvana vazhdon të bëjë sikur s’ka ndodhur asgjë. Së fundmi ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale se do të vijë me koncertet e saj.
Pas një koncerti që mbajti në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar nga bashkia e Vlorës, që të performojë për festën e 28 Nëntorit.
Ndërkohë që mbrëmjen e nesërme ajo do të jetë e ftuar nga bashkia e Tiranës, për koncertin që do të mbahet në kryeqytet.