Skip to content
Aktualitet

Nën hetim nga SPAK, Elvana Gjata gati për të performuar në Vlorë dhe në Tiranë

· 1 min lexim

Para pak ditësh, SPAK ka nisur hetimet për pasurinë e Elvana Gjatës, e cila është përmendur nga I dashuri i saj, Ervin Mata për kalimin e lekëve në llogarinë e saj, teksa fliste me Erzen Breçanin.

Por duket se Elvana vazhdon të bëjë sikur s’ka ndodhur asgjë. Së fundmi ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale se do të vijë me koncertet e saj.

Pas një koncerti që mbajti në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar nga bashkia e Vlorës, që të performojë për festën e 28 Nëntorit.

Ndërkohë që mbrëmjen e nesërme ajo do të jetë e ftuar nga bashkia e Tiranës, për koncertin që do të mbahet në kryeqytet.