Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vettingu në politikë, Basha dorëzon në Kuvend preojektligjin

18:32 16/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend projektin e tij të hershëm për vetingun e politikanëve, që synon kontrollin pasuror dhe lidhjet me krimin të politikanëve përmes transformimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha depozitoi në Kuvend projektligjin për disa shtesa në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, për t’i dhënë kompetencat e “vetingut” të politikanëve lnspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të lnteresit, ILDKPKI.

Projektligji i publikuar në faqen e Kuvendit propozon një transformim të ILDKPKI-së nga një organ me drejtim individual në një organ me drejtim kolegjial, me emërtimin “Autoriteti për Luftën Kundër Korrupsionit”, dhe një organizim dhe funksionim të ngjashëm me organet e vetingut në drejtësi.

Kontrolli i pasurisë dhe kontrolli i figurës së politikanëve, sipas këtij propozimi do të kryhet nëpërmjet hetimit pasuror dhe hetimit për lidhjet me krimin të politikanëve dhe funksionarë të tjerë shtetëror, apo kandidatëve për deputetë apo kryebashkiakë.

Përveç deklarimit të pasurisë, subjektet e këtij ligji do të kenë detyrim për deklarimin e kontakteve të papërshtatshme.

“Ky detyrim nuk është shtrirë në të gjithë personat për të cilët ligji parashikon detyrimin për deklarimin e pasurisë dhe të interesave private, por është kufizuar në personat që janë deputetë, kandidatë për deputetë, ata që mbajnë funksionet të larta shtetërore si dhe për kryetarët e bashkive dhe kandidatët për kryetar bashkish,” thuhet në relacionin shoqërues.

Sipas nismës, nëse një zyrtar i kësaj kategorie apo një kandidat në zgjedhje nuk do të kalojë vetigun parashikohet ndërprerja dhe kufizimi i të drejtës për t’u zgjedhur, si dhe përfundimin i funksionit politik apo shtetëror që ka.

Nismëtari e cilëson këtë projektligj si hap plotesues i ligjit në fuqi “Për garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen apo ushtrojne funksione publike”, ose siç njihet ndryshe si procesi i dekriminalizimit.

Për të verifikuar rrethana që lidhen me figurën, autoriteti i vetingut ka të kompetenca për të kërkuar raportim nga gjykata, prokuroria, Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit, Shërbimet shtetërore Informative dhe çdo organ tjetër që ka në kompetencë administrimin e të dhënave të nevojshme, si dhe të marrë informacion nga shtete të tjera.

Kontrollin e integritetit për persona që janë subjekt i ligjit, sipas propozimit, mund ta kërkojnë një grup prej 7 deputetësh, kryetari i Kuvendit, kryeministri, Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i SPAK, si dhe nga jo më pak se 500 shtetas me të drejtë vote. Por, çdo kërkesë për kontroll duhet të përmbajë të dhëna, fakte apo rrethana specifike dhe nismëtari gjobitet me 100 000 lekë nëse kontrolli nxjerr që të dhënat kanë qenë të pavërteta.

Ndërkohë, të drejtën për të bërë kërkesën për kontroll paraprak të kandidaturave në zgjedhje apo organe kushtetuese e ka edhe një parti politike për kandidatë të mundshëm të saj.

Sipas propozuesit, “ky projektligji i hap rrugën procesit të pastrimit të politikës nga krimi dhe korrupsioni dhe ndërtimit të një shteti demokratik”.

Basha dhe Partia Demokratike zyrtare drejton aktualisht një grup të vogël deputetësh pas përçarjes së grupit parlamentar të dalë nga zgjedhjet e vitit 2021. Që propozimi i tij të arrijë të miratohet duhet të ketë mbështetjen e mazhorancës socialiste në Kuvend./BIRN

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
OKB: Banorët në Rripin e Gazës po vdesin nga uria

OKB: Banorët në Rripin e Gazës po vdesin nga uria

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English