Në prag të nisjes së seancës së sotme parlamentare pensionistë dhe ish-minatorë kanë dalë në protestë para ambienteve të Parlamentit, ku nuk kanë munguar as përplasjet me forcat e policisë. Një nga protestuesit është ndierë keq dhe është shtrirë përtokë. Mësohet se vuante nga zemra dhe nga diabeti. Ndërkohë një tjetër i është drejtuar Parlamentit me një megafon, por është ndaluar nga një efektiv i policisë, i cili e ka tërhequr pas.
Mes tyre ka pasur konfrontime verbale, ku pensionistët kanë kërkuar të “mos preken me dorë”, nga forcat e rendit.