Prokuroria ka përfunduar hetimet për fisin Rraja, të cilët akuzohen për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve, Bilbil e Jashar Maja, ngjarje kjo e ndodhur pak muaj më parë.
Prokurori Ylli Bashaj ka mbyllur hetimet në ngarkim të të pandehurve; Eni Kullaj, Andi Rraja, Ineidi Raja, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta, të akuzuar për veprat penale të ‘Plagosje të lehtë me dashje’, ndaj viktimave Bilbil e Jashar Maja dhe ‘Kanosje’.
Pak për ngjarjene ndodhur:
Siç thuhet edhe në dosjen e prokurorisë, rreth orës 12 të datës 06.07.2023 shtetasi Bilbil Maja i shoqëruar edhe nga kushëriri i tij Jashar Maja, kanë qenë të ulur në një tavolinë në një lokal në Thumanë, kur kanë vënë re se aty u paraqitën shtetasit Xhelal dhe Flamur Raja, të cilët ishin të armatosur me nga një armë të llojit pistoletë. Kur janë afruar pranë tavolinës së tyre, në dosje sqarohet se Rrajat i kanë thënë Bilbilit që të shtrihej në dysheme. Në këto momente ky i fundit ka vënë re se, ne lokal kane hyrë edhe katër persona të tjerë, mes te cilëve, ai ka njohur personin që njihej me pseudonimin ‘Çaku’ dhe që është pronar i gurores, që ndodhet në zonën e tyre. Te katër personat kanë patur në duar shkopinj, qe përdoren për lojën e bejsbollit e me to kanë sulmuar Bilbilin duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Gjatë sulmit që është bërë prej tyre, ka fiksuar se, edhe shtetasi Flamur Rraja e ka goditur me pjesën e shulit të pistoletës, po ashtu edhe shtetasi Xhelal Rraja, e ka goditur me pjesën e fundit të pistoletës në trup.
“Nga sulmi i dhunshëm dhe goditjet e vazhdueshme shtetasi Bilibil Maja ka humbur ndjenjat dhe është përmendur vetëm kur ka qenë në spital, e ku ka mësuar nga personeli mjekësor se, kishte frakturë ne kokë. Pas disa minutash sulmi të dhunshëm, agresorët, që janë shtuar me kalimin e kohës, i kanë lënë se shtrirë të dëmtuarit dhe janë larguar me mjetet me të cilët kishin ardhur. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe shtetasi Bilbil Maja ndodhet në situatë të rëndë shëndetësore.”, thuhet në dosjen hetimore.