Një fëmijë 3-vjeç ka humbur jetën pas mjekimit te dentisti.
Ndërkohë që babai i të miturit, Guri Spahiu ka deklaruar sot në Polici ngjarjen e tishtë dhe njëkosisht alarmuese lidhur me klinikat dentare në vend.
Babai në kallëzimin e tij shprehet se fëmijën e tij e ka çuar para 3 ditësh në një klinikë dentare, në rrrugën e Kavajës, përballë spitalit Gjerman. Në klinikën dentare privare të Roland Xhaxhos, fëmijës i është bërë anestezi totale për të bërë të mundur rregullimin e dhëmbëve.
Pasi është kryer ndërhyrja dentare, babait i është kërkuar që të marrë 3-vjeçarin dhe ta dërgojë në banesë duke rekomanduar dhe mjekimin përkatës që do të merrte. Por sapo ka mbërritur në banesë vogëlushi ka filluar të ndihej keq, teksa prindërit të panikosur kanë tentuar të telefonojnë klinikën private, por nuk iu ëhstë përgjigjur njeri.
Duke vlerësuar gjendjen e rëndë të fëmjës së tyre, prindërit kanë vendosur ta dërgojnë 3-vjeçarin në spitalin pediartik, ku më pas është transferuar në reminacion. Sot, 3-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërkohë që prindërit dhe të afërmit e pikëlluar nga lajmi tragjik kërkojnë drejtësi.