Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Valë të Skraparit. Mësohet se një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës, pasi ka varur veten në kasollen e bagëtive. Veri Zaimi kishte lidhur një litar në pemën e ullirit,ngjitur me kasollen e bagëtive dhe më pas kishte varur veten.
Pasi nuk ishte kthyer në shtëpi,familjarët kishin filluar ta kërkonin dhe ka qënë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,që pasi kanë kryer kqyrjes e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Trupi i pajetë i Zaimit është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat. Policia thotë se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.