Para disa ditësh u bë e ditur kërkesa e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj për lirimin e një nga llogarive të tij bankare që është sekuestruar.
Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish- për të liruar nga masa e sekuestros preventive një llogari bankare në emër të tij.
Llogaria në fjalë ishte një nga gjashtë pasuritë e vendosura nën sekuestro për llogari të hetimit të nisur ndaj ish-zëvendës kryeministrit për veprat penale të “korrupsionit”, “pastrimit te parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.
Sipas gjyqtarit Erjon Bani, kërkesa e paraqitur nga avokatët e Ahmetajt ishte e pa bazuar në prova dhe ligj.