Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi vendosi të mos pranojë rekursin e Laert Haxhiut, i cili është i dënuar me 18 vite burg.
Ndërkhë që avokati i tij Detar Hysi paralajmëron do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj. Haxhiu aktualisht mbahet i ndaluar me Greqi, ku SPAK ka kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri.
Kujtojmë që Leart Haxhiu u dënua për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 shtator të 2016-ës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi”, pas një sherri në lokal. Ndërkohë, gjatë kohës që ishte në arrati 31-vjeçari tentoi të ekzekutonte për të dytën herë nipin e Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.
Në atë ngjarje u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit Xhulio Shkurti. Ngjarja ndodhi në Shtator të 2017-ës, për të cilën akuzohet nga SPAK.