Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla mbetet sërish në burg.
Kjo pasi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit për ndryshim të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun.
Më herët ai iu drejtua Gjykatës së Lartë me kërkesën që të hetohet në arrest shtëpie.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar zyrtarisht në gjykatë dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Bulqizës dhe 12 personave të tjerë.
Kujtojmë që Lefter Alla është marrë i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.