Amant Josifi, ish-këshilltar politik i ish-ministres Olta Xhaçka u arrestua në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle të drejtësisë si i lidhur me tre kompani “call-center” që dyshohen se kanë mashtruar dhe zhvatur mijëra persona.
Ndërkohë nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimin e Amant Josifit, sh-këshilltar politik i ish-ministres Olta Xhaçka.
Vasili përmend artikullin e gazetës spanjolle “El Paris”, ku shkruan se drejtësia është me regji dhe se gjithmonë kapen bishtat e jo kokat.
Josifi ishte ish-këshilltar politik i ish-ministres Olta Xhaçka , i cili u arrestua në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle të drejtësisë si i lidhur me tre kompani “call-center” që dyshohen se kanë mashtruar dhe zhvatur mijëra persona.
Drejtesia me regji, gjithmone bishtat dhe kurre kokat!
Çdo institucion apo agjenci shteteroree ngarkuar me luften ndaj krimit aktualisht ne vendin tone merret vetem me bishtat ose nuk vepron fare duke i dhene gjithe kohen e duhur krimit dhe korrupsionit qe te thellojne veprimtarine e tyre.
Ne rastin e Amant Josifit gazeta me madhe spanjolle
“Në rastin e Josifit, ai ishte përgjegjësi i degës së dedikuar për mashtrimin e qytetarëve spanjollë me epiqendër Shqipërinë”.
Pra identifikohet si epiqender Shqiperia per veprimtarine e Amant Josifit arrestimi i te cilit ka ndodhur qe ne 6 shtator dhe eshte mbajtur fshehur nga qeveria dhe policia sepse kishte mbeshtetjen e plote te tyre.
Nderkohe zero veprim nga institucionet shqiptare lidhur me kete rast, te cilat me mosveprimet e tyre jane shnderruar haptas ne bashkpuntore te krimit dhe jo luftues te pakompromis te tij.
E njejta gje ndodh me inceneratoret, nderkohe qe Veliaj eshte koka e aferes se inceneratoreve te Tiranes, ai nuk arrestohet dhe pagesat miliona euro vazhdojne.
Drejtesia me regji nuk vepron nderkohe pagesat per inceneratorin e Tiranes vazhdojne sepse gjoja respektojne kontraten.
Qeveria e Edi Rames ka prishur dhjetra kontrata ne menyre te njeanshme te pajustifikuar dhe te paligjshme per te cilat po paguhen qindra milion euro dhe ku rrezikohen te paguhen qindra milion euro te tjera.
Nderkohe per nje kontrate mafioze te provuar me fakte e prova si ajo e inceneratorit te Tiranes nuk behet nderprerja e menjehershme e saj sepse me keto para’ po blejne heshtjen e mafiozeve ne arrati.
Nderkohe qe ish ministra dhe ish zv.kryeministri jane burg dhe arrati koka e aferes se inceneratoreve Edi Rama as nuk eshte pyetur dhe as eshte marre ne pergjegjesi penale.
Po keshtu edhe me koncesionet ne shendetesi, ku koka e aferes ish ministri Beqaj eshte i lire dhe jashte cdo lloj pergjegjesie nderkohe qe bishtat jane nen hetim apo te burgosur.
Po keshtu ndodh edhe me qindra tendera sekrete api te zakonshem ku vidhen pa fund para publike.
Arrestohet ndonje drejtor apo specialist, por urdheruesit e tyre Ministrat jane gjithmone te paprekur.
Shqiptaret e pane ne kohen e Pandemise kur u be baderdia me e madhe me tenderat sekrete ne Ministrine e Mbrojtjes dhe te Shendetesise me cmime deri ne dhjetfishin e cmimit dhe ministret dolen teresisht pa lagur nga kjo grabitje, qe ndodhi ne kohen me te veshtire per shqiptaret.
Drejtesia me regji nuk vepron qellimisht ndaj kokave dhe merret me bishtat.
Goditja e bishtave dhe jo e kokave betonon pandeshkueshmerine dhe mban hapur autostraden e korrupsionit pandemik te pandeshkuar.
Drejtesia me regji, qe mbron kokat dhe godet bishtat ne kete menyre hedh ne ere shtetin ligjor dhe i hap rrugen shtetit te krimit dhe trafikanteve.
Kesaj loje te ndyre politike te kokave, qe mbrohen nga bishtat i ka dale boja dhe drejtesia dhe agjencite e tjera vetem po rendojne e thellojne pergjegjesite e tyre duke u futur ne nje situate te pa shprese.