Policia Rrugore e Tiranës ka vepruar me dorë të hekurt ndaj të gjithë atyrë që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë javës që lamë pas, 18 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 873 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 521 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 525 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 609 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
Janë bllokuar 14 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.