Para 2 ditësh kryeministri Edi Rama shkaktoi “tërmet” në kabinetin qeveritar me lëvizjet që bëri. Ashtu siç edhe paralajmëroi, këtë të mërkurë kreu i qeverisë ka dërguar në Presidencë emrat e ministrave të rinj për dekretim.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka 7 ditë afat për dekretimin e ministrave të rinj.
Kujtojmë se Rama emëroi ministër të Financave, Ervin Meten, ministre të Arsimit, Ogerta Manastirliun, ministre të Shëndetësisë, Albana Koçiun, ministër të Jashtëm Igli Hasanin, ministre të Sipërmarrjes, Delina Ibrahimajn dhe ministër të Pushtetit Vendor, Arbjan Maznikun.
Kryeministri largoi nga kabineti qeveritar Olta Xhaçkën, Frida Krifcën, Evis Kushin dhe Edona Bilalin, ndërsa riktheu Anila Denajn, e cila më parë ka mbajtur postin e ministres së Financave.