Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Sali Berishës
Ndërkohë që ish-kryeministri ka treguar se ndër të tjera është vendosur që të vazhdohen negociatat me Gazment Bardhin dhe grupin e tij për një bashkim të mundshëm.
“Grupi me unanimitet të plotë pas diskutimeve të secilit, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociata me grupin, deputetët e tjerë të Gazment Bardhin, me qëllimin më të kirë, arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët. Unë e quaj këtë vendim një vendim të drejtë në përputhej me interes atë PD, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj”, deklaroi Berisha.
“Me Bardhin dhe çdo deputet tjetër, veç Alibashës dhe Lul Pengut kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutime. Është një proces që po ecën drejt bashkimit. Sigurisht ka mekanizma, po punohet. Kur ekziston vullneti gjërat realizohen”, u shpreh Berisha për shtypin.