Teksa prej disa javësh shtatori është paralajmëruar si një muaj i “nxehtë” në kontekstin politik dhe goditjeve të forta të drejtësisë, ish-deputeti Myslim Murrizi nuk i ka kursyer ironitë.
Me tone sarkastike, ai deklaron se këtë shtator do të bëhet hataja, do të dridhen malet, do të ulërijnë kodrat e do të buçasin fushat nga krijimi i partive të reja fringo që do “shpëtojnë” popullin, nga aksionet e partive që u krijuan pak para zgjedhjeve të 14 majit, dhe nga revolucionet e partive të vjetra.
Ironia e plotë:
Ja dhe shtatori erdhi
Muaji ku të gjithë kanë lajmëruar se do “kapnin “dyfekun dhe do bënin hatanë.
Qysh në qershor pra 3 muaj rresht kemi dëgjuar pothuajse të gjithë “liderat” e politikes se vjeter, te re dhe asaj te re fare fringo, qe ne shtator do dridhen malen, do ulerijne kodrat e do buçasin fushat nga krijimi i partive te reja fringo,qe do “shpetojne” popullin, nga aksionet e partive qe u krijuan pak para zgjedhjeve te 14 majit, dhe nga revolucionet e partive te vjetra si ne pushtet ashtu dhe ne opozite
Adriatik Lapaj do krijoj parti qe do rrezoj klasen e vjeter
Arlin Qorri do nis levizjen me te madhe ne histori kundra klases se vjeter politike
Lul Basha do te mbledh neser kuvendin me te “madh” kombetar dhe me te rendesishmin pas kuvendit te Lezhes
Edi Rama do te mbledh asamblene me te zjarrte te ppsh prej vitit 1941 te henen
Berisha do te krijoj grupin me te madh parlamentar te opozites te munguar prej 2 vitesh por nese eshte dakort dhe Gazi
Gazi do te “bej “ate qe nuk e ka bere askush ne kete vend prej 100 vitesh ,duke ja thyer hunden Lulit dhe duke treguar qe eshte shume i kerkuar ne treg si nga Basha, nga Berisha, nga Rama dhe nga perendimoret sepse e shohin si aleat strategjik per te mposhtur Putinin
Meta do festoj te marten 5 shtatorin diten e çlirimit te Skraparit, qe ne vitin 1942 nje vit para se te shkelte Gjermani ne Shqiperi,dhe 10 muaj pas krijimit te PKSH u “ çlirua”
SPAKU ka “paralajmeruar” qe ne shtator do mbush burgjet me hajdute te politikes ( perveç Beqajt qe shpeton se u takua me mua mbreme ne stadium)por ishalla lirohen disa te tjere se nuk ka vende te lira ne burgje dhe do Zoti nuk na kap covidi Kondilin
Escobari ka lajmeruar qe do kete liste te gjate te personave non grata
Anglezet thone qe kane shpallur mbi 20 politikan biznesmene dhe perfaqesues te medias non grata dhe ne shtator do ti publikojne se ju ka berrtit shume Karamuça si ekspert sigurie
Duka i FSHF thote qe do kualifikohemi dhe do te rrafim Çeket ne Prage dhe Polaket ne Tirane ne 7 dhe 10 shtator
Alibeja do “hapi” dosjet e sigurimit por po nuk u terhoq Balla dhe Genta se ju duhen akoma keta shejtan spiunesh qe tu votojne avokatin e popullit dhe disa ligje
Jorida, Flutura dhe Oriola akoma nuk kane publikuar axhende per kete muaj “ furtune” por ndoshta mund te versulen si “ bisha” ne muajin tetor qe perkon dhe me ditelindjet e udheheqesve
Ehhhhhh çfar muaji ka qelluar ky shtatori i ketij viti!!!!!!!
Epo pushka TOP ju befte te gjitheve ishalla dhe dasht Zoti te mos ju leviz “stativi” ku e keni mbeshtetur dyfekun, sa te terhiqni gishtin, se po ju levizi “stativi” kam “merak” se mos ju shkon gishti huq e ju duhet ta fusni ne vend tjeter
Suksese ne jete thote Beqaj kete shtator me duket