Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërkohë që avokati Spartak Ngjela është bërë nostaligjik. Ngjela ka treguar një nga momentet kur Nanon kanë dashur ta vrisnin dhe Ngjela e ka shpëtuar atë.
Avokati për “News 24” u shpreh se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur gjatë periudhës së vitit 1997 kur donin ta vrisnin dhe ai e ka marrë në makinë.
“Kur u krijua PS nuk pata besim se vinte nga partia e punës. Nanon e njihja si intelektual, por nuk ia dija forcën politike. Aty doli për herë të parë. I hoqi gjithë liderët dhe e ktheu partinë në socialiste nga Partia e Punës. Unë e kam ndjekur me vëmendje asokohe dhe kishte shumë optimizëm majtas, por më pas e futën në burg. E takova në burg gjatë një hetimit tjetër. Folëm për gjëra të parëndësishme, ishte në formë dhe bëmë humor. Pastaj erdhi lufta. Kur erdhi lufta e mora me makinë se donin ta vrisnin në vitin 1997. Dhashë makinën unë, u thashë që ta dërgonin në shtëpi. Ishte makinë shteti. I hapa burgjet unë se do vrisnin këtë. Më lajmëruan se do e vrisnin. Hapa burgjet, nuk çava kokën fare, por ky nuk dilte pastaj. E konsideronte arratisje dhe e kishte saktë. Pas kësaj u kthye deri sa mori revanshin e vetë”, shprehet Ngjela.