Në lidhje me protestën e djehsme që u zhvillua në HImarë për lirimine Fredi Belerit ka reaguar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ai shprehet se protesta ishte e sforcuar dhe se prezenca e kryebashkiakut të Athinës nuk ishte e rastësishme, pasi kjo është presion ndaj drejtësisë shqiptare.
Përmes një lidhjeje live për rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se ishte kundër kandidimit të Fredi Belerit për kryetar bashkie ne Himarë, pasi do të sillte tensione, teksa shtoi se i fitoi zgjedhjet me një grusht votash dhe autobusë të ardhur nga Greqia.
“Protesta ishte e sforcuar. Presioni që bëhet në drejtësinë e shtetit ndërhyra ishte flagrante. Kyebashkiaku i Athinës, Bakojanis para një viti ka inauguruar muzeun e luftës në Athinë të Napoleon Zerva, që ka kryer masakër në Çamëri. Është pikërisht ky person që vjen në Shqipëri. Kemi edhe Kostandinos Zervos, që thotë se babai i tij ka qenë i afërt me Napoleon Zervon dhe gjyshi i vetë ka qenë nga Korça. Janë dy personazhe që kanë një ngarkesë të madhe. Ne që kemi ngarkesë të madhe për gjenocidin e kryer, ne e shohim si provokim të hapur. Këto dy personazhe nuk ndodhen rastësisht në Himarë, po bëjnë presion mbi sistemin tonë të drejtësisë. Kjo është një shkelje e hapur e Konventës së Drejtave të Njeriut. Nuk është as e rastësishme që të protesta të bëhej gjatë sezonit turistik, as vendosja e figurës së Belerit për Himarën”, u shpreh Idrizi.
Sjellim në vëmendje se protesta e djeshme u zhvillua në orën 19:00, me iniciativën e organizatës “Omonia”, si dhe me prezencën e kryebashkiakut të Athinës, Kostas Bakojanis.