Kulla 64 kate që do të ndërtohet në zemër të Tiranës, pas TOB, është kthyer në qendrën e diskutimeve ditët e fundit, teksa është konsideruar edhe si kulla e Foltores.
Kjo për shkak të lidhjes që ka djali i Sali Berishës me investitorin strategjik dhe po ashtu qëndrimi i heshtur i ish-kryeministrit përallë kësaj mega afere.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale të tijat lidhur pikërisht me kullën që ka ngjallur aq shumë polemika dhe kundërshti.
Ndërkohë që gazetari Habjon Hasani ka ironizuar “Foltoren”, duke u shprehur se u desh ndërhyrja e Rmës në mënyrë që ata dhe mediat e tyre të dilnin nga depresioni i gropës së kullës.
“Pasi priti me qetësi dhe me durim stoik 3 ditë e 3 netë që opozita, sekseret dhe mediat e tyre të dilnin nga gropa e Hajdin Sejdisë, shoku Rrapi me intuitën e tij bonaparteske konstatoi se ata ishin kyçur dramatikisht në gropë, ndaj dhe përveshi mëngët që të përballej sy me sy e dhëmb me dhëmb me teknologun politik te Rilindjes, Mero Bazen”, shkruan Hasani në rrjetet sociale.