Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga Shkodra në Tiranë, KKT miraton lejet për 20 resorte në bregdet

17:33 02/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku u miratuan 20 leje ndërtimi për bregdetin e Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e tyre janë resorte me ndërtim vilash, ndërkohë që një numër më i vogël parashikon ndërtim hotelesh.

Dy lejet e para kanë qenë për zonën e Lezhës me përfitues shoqërinë Dukagjini Group, që është nën pronësi të biznesmenit nga Kosova, Ekrem Lluka. I akuzuar nga opozita e Kosovës si oligark i të gjitha sistemeve, Ekrem Lluka ka përfituar dy leje ndërtimi në Shëngjin.

Leja e parë është me objekt “Godina me funksion banimi, Shëngjin”, ndërsa leja e dytë e miratuar nga KKT është Objekte me funksion banimi dhe shërbimi dhe objekt me funksion hoteleri dhe kazino.

Lejet për Portin e Durrësit dhe të Vlorës

Dy projektet e porteve turistike, atij të Durrësit dhe të Vlorës. Për Portin e Durrësit, KKT miratoi lejen e ndërtimit për plot 9 godina.

Më konkretisht është miratuar leja e ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.

Ndërsa për Portin e Durrësit u miratua leja e ndërtimit për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort Vlorë”, Blloku 2 (Objekti C4), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.

Resorte në Lalz

Në bregdetin e Lalzit, KKT miratoi lejet për 4 projekte. E para është leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k.

Po ashtu leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k.

Dy vendimet e tjera ishin miratimi i lejes së ndërtimit për fazën e tretë të resortit turistik “Lura 5” e Dod Doçit si dhe miratimi i lejes së ndërtimit për objektin “Adriatica Resort,  me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-It” sh.p.k të familjes Dulaku.

Ndërtime në Jug

Leja e zhvillimit për resortin Village Square, që do të ndërtohet nga Seaside Construction, një shoqëri që zotërohet nga Florenc Gjikuria, Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina.

Shoqëria La Brisa, nën pronësi të Fatos Malajt dhe ish drejtorit të Bashkisë Tiranë, Elvin Tivari ka marrë lejen e ndërtimit për objektin “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë.”

Ndërkohë projektet e tjera të cilave u është miratuar leja e ndërtimit i përkasin zonës së Radhimës.

Tirana

Një ditë më parë KKT miratoi lejet e ndërtimit edhe për 7 kulla të tjera apo objekte banimi në Tiranë.

Kompania Fusha ka arritur të marrë lejë ndërtimi për një godinë polifunksionale në Tiranë, por në njoftim nuk specifikohet vendi.

Infinity Investment e Bledar Sinanit dhe Johannes Weissengruber ka marë lejen e ndërtimit për një objekt me destinacion shërbime në rrugën Brigada 8, ndërsa Sara-El e Luan Bregasit ka marrë lejen për ndërtimin e një kulle në Komunën e Parisit.

Forever Construction e Lefter Sotës ka përfituar lejen e ndërtimit për kompleksin Tirana Lana Riverside Residences me vendodhje në Bulevardin Gjergj Fishta, ndërsa Geo Construction do të ndërtojë objektin Tirana East Tower Residence”, me vendndodhje në Rrugën: “Gramoz Pashko.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bregdetkullalejet e ndertimit

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Mos harroni oligarkët!
Uncategorized

Mos harroni oligarkët!

Është mirë që disa media duket sikur kanë bërë një kthesë, ose të paktën një gjysmë kthese, në raportimin për...

18:32 17/06/2026
Para
Horoskopi sot, 3 gusht 2023

Horoskopi sot, 3 gusht 2023

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English