Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka shpallur këtë të martë vendimin penal për shtetasin nga Kosova Belul Kokollari,i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100,paragrafi i parë i Kodit Penal.
Ka qënë trupi gjykyes i përbërë nga treshja e gjyqtareve Ardiola Çela, Albana Misja dhe Miranda Nakaj, me gjyqtare kryesuese Ardiola Çela, që ka vendosur sot dënimin me 15-vite burgim për Belul Kokollarin.
Në vendimmarrjen e saj, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar disa ditë më parë nga prokurori i çështjes Elidon Hysenaj. Vendimarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje.
Kokollari mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 15:30 minuta nën masa të rrepta sigurie,ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të mernin pjesë në seancë.
46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë, në fshatin “Malësi e Madhe” në qytetin e Prizrenit. Kokollari u dënua për përdhunimin e nipin të tij tetë vjeç, në katër Nëntor të vitit 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.