Nga Agron Gjekmarkaj
Kronikë mendimesh dhe dertesh pa krye!
E kush u ka shpëtuar ditëve kur koha ndalet dhe mërzia godet siç di ajo?! Të gjithë kishin mbërritur në Kuvend, nopranë, të pa fjalë, të padurim si dëshmitarë të gjumit plot andralla.
Gaz Bardhi nga lartësia ku e ka vënë fati i përzhitur i opozitës me pa vëngër në kohen që i mbetej nga sajdisja sa e një grupi po aq e një tjetri. Ishe te Klinton tha ëëë ? Po i u gjegja si i strukur pa demonstruar siguri në po thoja të duhurën. Hëëm hungëroi. Je Nën Kryetar Kuvendi je sadrazëm pritej më shumë nga ti!!
Kur Klinton të dha dorën dhe Babo të prezantonte u miklove, të ra si përkëdheli, u ndjeve i rëndësishëm kur duhej të gërmusheshe, të fryje bulinjtë me një Baboooo ik Baboooo ik, Klinton rriiii. Dhjetë mije lek , dy kollare e dy shami, do ti jepte Dash Sula nga të vetat. Kështu do i rrezoje atij monumentin e një feste private dhe mijëra monumente do ndërtojë në zemra demokratesh. Pastaj Oltes i bëje shumë muhabet dhe dukeshe miqësor kur ne e kemi shpallur hasem. Na zhgënjeve shumë. Edhe çeta e Lul Bravës u tregua më dinjitoze ashtu në heshtje mbërthyer duke e bërë diferencën e dashurisë për Amerikën dhe urrejtës ndaj Babos.
Më prenë ato fjalë si heshta e Lonxhilos në trupin e Krishtit. E gjeta veten duke thënë Zoti të lëshoftë Salianjin në shpinë dhe e di vetë ai pastaj ç’bën me atë gojë që me mirë të hysh i vdekur se i gjallë. As Krye Zëvendës Lideri Muli që aq e kaq e kam lënduar gjatë këtij viti jallan mbushur me brenga nuk me qortoi kurrë paçka se dhimbja i ndihej në çdo shikim. Si Atë me ka ftuar që ta shtyj pa trokitur derën e hapur. Të shkoja pa kërkuar falje se në të letërsisë jeni ca si të brishtë dhe të pa stabilizuar emocionalisht!
Madje Bana vetë do të më bëjë kafe premtoi ku e ku më të larte nga ato që i bën Niko Peleshi Beles me ekspres jo allaturka. Mu desh ca te merrja veten prej atij mallëngjimi.
Na kishte marrë malli për Gertën. Po thjeshtë digjeshim së brendshmi pa pyetur ku vallë ishte!? Kohe e keqe për të kërkuar informacion. Më mirë bëj sikur di e mos fol. Nejse u kthye e bashkë me të gëzimi që më i plote do ishte nëse edhe Krifca pas saj të vinte bashke me syzet e verdha. Evis Kushi dukej meditative por a ishte e sigurt si Gerta?! Ato shikonin njëra tjetrën por as hidhnin as prisnin. Pse se di as Ulsiu qe ju dëgjon dertet.
Elisa dukej më e qeta tek shpërndante gajret aty këtu si Rozafati ndërtuesve të Kështjellës. Ismet Beqiri ju afrua ngadalë dhe tek veshi po i thoshte një kënge të re por nuk donte që ta dëgjoja unë. Tani kultura popullore do shijohet në ilegalitet u mburr vetëm me të besuar. Po “Libri i Këngeve”, po parathënia e Ulsiut pyeta me shastisje!? Do jenë vetëm në përdorim të brendshëm bëri me shenjë.
Ne fillim qeveria pastaj deputetët me vonë populli. Gjeneral Kollçaku sheh orën shigjetat e saj e ftojnë drejt historisë. Toni kqyr Biblen ajo e fton që t’ia lejë Zotit në dorë edhe ankthin. Lavdërimi i hap zemrën Etildës dhe ndihet më mirë. Etjen qerratai është bërë ere. Klosi horizont.
Laerti dukej mjaft i kënaqur sot. Tezja e përgëzoi për mënyrën sesi ai po e ruante domixhanin e lotëve. Llaf është ai tha? Jetën e jap e atë jo. Ç’t’i bëj Majkos që ma plasariti pak pa dashje pa me te tjerët shkon gjaku në gju?! Ti zemërohesh Majkos si të gjuash Kishën me gurë.
Një besnikëri kësodore Tezen e mbushi me krenari. Mungesa e pafund e Babos në sallë Taon e ve para një përgjumësie të madhe. I duhet të krijojë dhe artikuloje teza politike. Të mbrohet nga sulmet dhe po me kaq furi të sulmojë. Shprehja e kalorësve “kush lufton, kush lutet, kush punon” përkthehet kështu, Tao lufton, Toni lutet, Etilda punon.
Mimi di Puccini, Xhafa dhe Braçja ndanin të njëjtin mendim qe sa në qejf jemi qëkur Babo na hoq si ministra se bashku me rehatinë na është shtuar dhe autoriteti publik e të qetë flemë. Damua po sillet si edhe Babo vjen pak. Nuk ka më moshe për gjëra pa rëndësi.
Tigrushi gjithnjë e më njerëzor mori dy deri në tre përshëndetje nga koleget. Jo keq në krahasim me një muaj më parë. Margeriti vuri kufjet që në sabah. Delina buzëqeshi pa ndërprerje. Blerina pret qe dielli ta ngrohë njëherë. Anila flet me hënën në kërkim të njeriut. Xhema nuk i flet askujt tani me krye mbi Konfucin i cili ngjan si rob nder leqe. Shalsi herë pas here ngroh mendimet e vjetra dhe ftoh ato te rejat. Bora Bilali sot nuk qe dhe Edona Muzhaqi dukej e trishtuar. Vetëm shpirtdëlirësia e Gertës edhe pse e zënë me ngjarje sikur ja zbuti mungesën. Dreqër edhe ata studentet e mjekësisë s’duan të rrinë pesë vjet në vatan pas shkollës. Pale duan dhe diplome pasi të mbarojnë shkollën. Hiç ore kaq ta bëjnë dhembin.
Çuçi shkoi të pyeste Margeritin?! Ç’të bej… vriten mileti bam këtu e bam atje… sikur të organizosh ca ahengje në çdo rreth qe te heqin mendjen se dëgjoj vetëm krisma ngado, po shtohet dhe vapa e bashke me të dalldia!? E piske e ke vëlla i mbarova në Gjirokastër në festival leket e ky milet nuk këndon pa pare. Dil e këndo vete se ke zë të mirë e këshilloi. Kosta i Gramozit dhe Linditës ngjante me Odisenë e kthyer në jatakun e prishur nga zdërhallja e metonjësve por shpirti i lypte paqe dhe dora një kafe. Lindita dhe Jorida ishin mbështjelle me pika pa harruar presjet e rregullores.