Skip to content
Politikë

Bardhi replikon me Felajn: Mos u sillni si edukatore kopshti, nuk i shkon një zonje

· 2 min lexim

Tensione në seancën plenare të ditës së sotme! Zëvendës kryeparlamentarja Ermonela Felaj iu kundërvu deputetit të PD, Asllan Dogjani. Menjëherë në krah të kolegut të tij ka dalë deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili ka replikuar me Felajn.

Bardhi iu drejtua Felajt duke i thënë të heqe dorë nga sjellja si “edukatore kopshti”, ndërsa e cilësoi veprimin për të cilin ajo akuzonte Dogjanin si “ndonjë shkelje jo aq e madhe”.

Ai vijoi duke i thënë se në këtë mënyrë ajo nuk shfaq pushtet dhe se skena të tilla ndodhin vetëm kur Felaj drejton seancën dhe jo kur atë e drejton Lindita Nikolla.

“Hiq dorë nga sjellja si edukatore kopshti. Nuk jemi në kopsht këtu. Deputetët ishin prezentë dhe nuk kishin dijeni se 7 kolegë të regjistruar në rendin e ditës ishin tërhequr. Nuk është ndonjë shkelje aq e madhe e rregullores. Skena të tilla ndodhin sa herë drejtoni ju seancën plenare, nuk ndodhin kur është kryetarja e parlamentarit. Nuk keni pushtet që drejtoni seancën, nuk është pushtet. Hiqni dorë nga kjo sjellje zonja Felaj se nuk i shkon për shtat një zonje. Kjo ju shërben vetëm juve për të na treguar sa forcë keni. Por neve nuk pyesim për këtë”, u shpreh Bardhi.