Skip to content
Të Gjitha

Britma e lot/ Familjarët e efektives së vrarë në Letoni kërkojnë trupin: Kur do vijë?

· 1 min lexim

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Letoni ku një efektive e forcave shqiptare që ishin me mision nga NATO për demontimin e minave ka tronditur jo pak opinion publik, por familja e saj duket e  shkatërruar.

Lot, të qara dhe britma janë dëgjuar në “Babrru” në kryeqytet, vend ku familja e ushtarakes, Zarife Hasanaj jeton prej 30 vitesh.

Familjarët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, por jashtë tyre persona që e njihnin kanë thënë se ka qenë një vajzë model, e edukuar dhe me një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët.

Njëri nga të afërmit mësohet që të ketë thënë se tashmë familja i ka nisur ritet e fundit për vajzën dhe kërkon të dijë se kur do të mund ta kenë në shtëpi, për ta nderuar sipas zakonit 32-vjeçaren.

“E morëm vesh lajmin nga mediat. Duam të dimë kur vjen trupi.”-mësohet se janë shprehur ata.

Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.