Videoskandali i Safet Gjicit është komentuar ditën e sotme në “Euronews Albania” nga eksperti i sigurisë Fation Softa. Sipas Softës përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshira grupe kriminale dhe se kjo ka qenë një iniciativë e vetë Alma Kaçit. Ai thekson se gruaja që shfaqet në videon erotike të Safet Gjicit mund t’i ketë përdorur këto mënyra për të mbijetuar.
“Sot kamerat e fshehta gjenden dhe në internet. Ka ambiente që i shesin këto kamera. Ky është një problem shumë shqetësues për shoqërinë pasi është një aktivitet i paligjshëm, aq më tepër kur flitet për përgjimin apo ndjekjen e një personi. Mënyra se si është filmuar video tregon se Kaçi ka qenë e vetme në regjistrim që nga momenti i hyrjes e deri në dalje. Nuk besoj se e ka publikuar vet sepse do mbulonte veten. Duhet të hetohen pajisjet në shtëpinë e Almës për të parë nëse ka raste të tjera të tilla si tek Gjici. Duhet të hetohet edhe rasti i Kaçit dhe aktiviteti i saj. Në drejtim të Gjicit duhet të hetohet nëse është rast i vetëm apo ka raste të tjera. Duhet hetuar për përdorim të fondeve publike dhe postit të tij. Në gjykimin tim e përjashtoj politikën dhe grupet kriminale. Në gjykimin tim është një rast aventure që është marrë me këto aktivitete. Ndoshta i ka përdorur këto forma për të mbijetuar”, u shpreh eksperti i sigurisë Fation Softa.