Skip to content
Të Gjitha

Reshjet e shiut/ Lezha zgjohet e paralizuar, uji bllokon hyrjet e pallatave

· 1 min lexim

Dita  e djeshme ka qenë një ditë e vështirë, pasi reshjet e shiut që pushtuan vendin shumë qytete shfaqën probleme dhe pas Vlorës, ka qenë Lezha ajo që është zgjuar në ujë.

Hyrjet e pallateve në Lezhë kanë qenë të bllokuara, gjë që e ka bërë të pamundur kalimin e banorëve të tyre.

Ashtu siç edhe shihet nga pamjet situata paraqitet relativisht e rëndë dhe shkak është bërë bllokimi i kanalizimeve.

Si pasojë e mos pastrimit të tyre prej kohësh tashmë, sa herë që ka pasur reshje, përmbytjet kanë qenë të pashmangshme.