Në vitin 2022, gati gjysma e bonusit të bebeve shkoi për fëmijët e lindur jashtë vendit

Bonusi i bebeve, një shpërblim financiar për nxitjen e lindshmërisë që nisi të aplikohej në vitin 2019, nuk duket se përmbushi qëllimin për nxitjen e lindjeve në vend.

Në mënyrë sistematike vit pas viti gati gjysma e shumës është përfituar nga bebet e lindura jashtë vendit. Qeveria shqiptare u shndërrua në një financues i lindurve jashtë vendit, pavarësisht se bebet u regjistruan formalisht në Shqipëri sa për të përfituar shpërblimin.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se vitin e kaluar bonusi u shpërnda për 42,504 bebe, prej të cilave 17,816 ose 42 % kishin lindur jashtë vendit.

Gjithsej buxheti i shtetit financoi lindjen e bebeve më 3.1 miliardë lekë (27 milionë euro), ku gati gjysma kanë shkuar për familjet e emigrantëve shqiptare jashtë vendit.

Vitin e kaluar brenda Shqipërisë lindën vetëm 24,688 foshnja, teksa bonusi u shpërnda për më shumë se 42 mijë bebe. Në vitin 2022 lindjet brenda vendit shënuan rënie te fortë me 9 për qind, ndërsa në raport me vitin 2019 kur nisi shpërndarja e bonusit pësuan rënie me mbi 13%.

Në janar të vitit 2019 qeveria nisin dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura. Për fëmijën e parë bonusi ishte 40,000 lekë, për fëmijën e dytë e dytë 80,000 lekë dhe fëmijën e tretë 120,000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;

Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 lekë për secilin fëmijë. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar se ndihmën e menjëhershme financiare e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, kryen veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.

Duke qenë se bonusi po përfitohet masivisht nga bebet e lindura jashtë vendit, Ministria e Shëndetësie la iniciuar një projektligj të ri që korrigjon dhënien e bonusit për fëmijët e lindur jashtë. Ndryshimet e reja ligjore targetojnë bonusin vetëm për bebet që lindin brenda territorit shqiptare dhe jo për të gjitha lindjet që regjistrohen tek gjendja civile.

Lindjet në Shqipëri po bien me shpejtësi prej rënies së normës së fertilitetit dhe emigrimit të moshave të reja. Demografët i bëjnë thirrje qeverisë që të nxisë lindshmërinë dhe stimujt për familjet e reja./MONITOR

 

Të lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë