Skip to content
Politikë

Situata në veri të Kosovës, Vuçiç takohet me Ramën

· 2 min lexim

Teksa prej disa ditësh vazhdojnë tensionet në veri të Kosovës, kryemiistri I vendit tonë Edi Rama është takuar me presidnetin e Serbisë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.  Rama shkruan rrjtet sociale se rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërsa konflikti në veri duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund kërcënimeve dhe duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama.

 Presidenti serb ka ndarë edhe disa foto në faqen e tij zyrtare në Instagram.  Në qendër të diskutimeve ka qenë situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Në takimin e zhvilluar në Moldavi ishin të pranishëm edhe kryetarja e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Željka Cvijanović, presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulo. “Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.u dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski.