Ditën e sotme Apeli i GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e ‘arrestit me burg’ Fredi Belerin, kryebashkiakun e Himarës, që u zgjodh me shumicë votash në zgjedhejt vendore të 14 Majit. Ai ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka berë vota.
Nga ana tjetër, ata kanë vendosur që për Pandeli Kokaveshin, të ndryshohet masa në detyrim paraqitje. Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar. Kokaveshi përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur. Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insistojnë që nuk ka prova. Kokaveshi ka bërë një transplant zemre dhe është e pamundur që ai të vijonte që të qëndronte në qeli.
Theksojmë se hetimi ndaj Fredi Belerit u krye pas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Kujtojmë që më 25 maj 2023, Komisoni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Fredi Belerit, që fitoi në zgjedhjet e 14 majit përballë Jorgo Goros. Nga ajo ditë Beleri është kryetar i mandatuar i Bashkisë së Himarës, por me shumë sfida përpara se të ulet në karrigen e pushtetit.Arrestimi i tij ka ngjallur disa reagime të forta nga vendi fqinj, Greqia. Vetë kryeministri grek në një deklaratë zyrtare paralajmëroi se nëse nuk merren masa për lirimin e Belerit, Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.