Ditën e sotme një makinë në Tiranë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.
Bëhet me dije se mjeti i përket avokatit të njohur, Adriatik Lapaj. Ndërkohë që avokati Adriatik Lapaj ka reaguar pasi mjeti i tij u përfshi nga flakët teksa po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se është mire dhe se makina e tij ka pësuar një defekt teknik.
Ndërsa theksoi se ngjarja nuk ka qenë e qëllimshme.
“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua”, shkroi ai.
Edhe blutë informojnë se lidhur me këtë ngajrje nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetin e avokatit Adrriatik Lapaj.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.