Skip to content
Kronikë

Akt i qëllimshëm? Digjet makina e avokatit Adriatik Lapaj

· 2 min lexim

Ditën e sotme një makinë në Tiranë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Bëhet me dije se mjeti i përket avokatit të njohur, Adriatik Lapaj.  Ndërkohë që avokati Adriatik Lapaj ka reaguar pasi mjeti i tij u përfshi nga flakët teksa po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet.  Me anë të një postimi në rrjetin social  “Facebook”, ai shkruan se është mire dhe se makina e tij ka pësuar një defekt teknik.

Ndërsa theksoi se ngjarja nuk ka qenë e qëllimshme.

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua”, shkroi ai.

Edhe blutë informojnë se lidhur me këtë ngajrje nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetin e avokatit Adrriatik Lapaj.

Njoftimi i  Policisë së Shtetit:

Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.