Deputeti i Partisë Socialise, Arben Ahmetaj e ka nisur fjalën e tij në seancën plenare me akuza të forta ndaj qeverisë sa i përket rritjes së pagave.
Ahemetaj theksoi se rritja e pagave në të vërtetë është pjesë e skemës politike duke provokuar sektorin privat.
Qeveria dëshiron që sektori privat dhe t’u rrisë rrogat punëtoreve.
“Rritja e pagës është thellësisht politike. Është reflektim i një qeverie. Por së fundmi me një rritje historike dhe reflektimi ka të bëjë me produktivitetin e administratës. Rritja është 1.6% të PBB. S’është bërë asnjëherë. Nëse ekonomia është rritur dhe PBB është rritur, paga mesatare rritet 100%. Që do të thotë i gjithë diskutimi që bën opozitës për inflacionin, kjo statistikë e rrëzon. Nëse në 2025 paga mesatare do jetë 900 euro në privat do të jetë 600 euro. Kjo është kundërshti në ekonomi. Në 2013 tatim fitimi, ka qenë 15 mld, sot është 48 mld. Paga mesatare është rritur me 43%fitueshmëria është rritur me 300%. Çfarë nuk meritojnë punonjësit? Është rritur fitimi i tyre 300% ndërsa paga mesatare është rritur 43%, ata nuk kanë reflektuar. Ne po provokojmë në formë shumë pozitive, sektorin privat. Rritja e pagave është e domosdoshme dhe në kohën e duhur.”- tha Ahmetaj.
Ndërsa Rama më para në Kuvend tha se me votimin e sotëm në Parlament për rritjen e rrogës mesatare, Shqipëria do të jetë e para në rajon.
Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri theksoi se ky projektligj nuk ishte i mundur më parë për shkak të tërmetit dhe krizave të tjera me të cilat u përball vendi.
Nis sesioni i ri parlamentar
Ka nisur sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është hapur me himnin kombëtar. Sesioni i VIII...