Gjatë fjalës së tij sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi është shprehur se Edi Rama në vend që të merret me opozitën do i duhet të shpjegojë shqiptarëve se pse nuk flet për non gratën e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, falë të cilëve mori fitoren në zgjedhje, sipas Bardhit.
“Shpjegove rezultatin e opozitës por nuk shpjegove rezultatit të aleatit tënd Non Grata Tom Doshin. Se në fakt konkluzioni më domethënës është rezultati i aleatit politik të Ramës, non grata PSD të Tom Doshit. Ai është thelbi i pushtetit të Ramës, një këmbë të pushtetit në Durrës ja ka ngarkuar Vangjush Dako i damkosur Non Grata, një në Shkodër Tom Doshi. Në vend të japë llogari për masakrën që bëri më 14 majti, meerret me opozitën.”- tha Bardhi.
Ndër të tjera Bardhi është shprehur se Partia Demokratike do të miratojë sot rritjen e pagave edhe pse është i vonuar.
“Rritja e pagave ndonëse është lëvizja e duhur nuk do ndihet nga përfituesit e saj. Ne vazhdojmë me çmime të larta për shkak të deformimit të çmimeve nga oligarkët. Është një mashtrim i madh Edi Ramës që rritja e pagave është më e larta. Rezultati i Ramës në 10 vite kush është? Rama e ka rritur vetëm me 121 mijë lekë. Në 12 vjet ndoshta do arrijë dyfishim pagash që PD e bëri brenda një mandati. PD do të miratojë sot rritjen e pagave dhe pse ky është një akt i vonuar. Sot është dita që ne të ngremë zërin dhe për pensionistë që si gjithmonë mbeten të fundit. Ne na drejton një qeveri e korruptuar që paguan vetëm për të blerë votat.”-tha Bardhi.