Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një video e cila tregon manipulimet qe janë bërë me 14 maj edhe pse në prani të mediave.
“Votim pa dhomë të fshehtë. Komisioneri kriminel mbush fletën e votimit edhe para mediave”, shkrua Berisha.
Ish-kryeministri thotë se komisioneri e plotëson fletën e votimit në tavolinën e tij duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin dhe ia jep votueses, e cila as nuk shkon në dhomën e fshehtë, por e palos dhe e fut në kutinë e votimit.
‘Votim pa dhomë të fshehtë. Komisioneri kriminel mbush fletën e votimit edhe para mediave!’, shkruan Berisha në Facebook.
Kujtojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve Berisha hodhi akuza për blerje votash. Ai foli për një industri të vjedhjes së votës ndërsa tha se dënon me forcë këtë farsë elektorale.
“Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi votën e shqiptareve. Janë të panumërta aktet, veprimet që dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj dhe terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë.
Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agoninë për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner”, u shpreh Berisha.