Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama: Nuk kërkoj dialog me studentët që ndezin zjarre para kryeministrisë

22:30 13/12/2018
Reading Time: 2 min lexim

Edi Rama i ftuar në Opinion ka folur dhe i është përgjigjur pyetjes përse nuk i plotëson kërkesat e studentëve, por ka tetë ditë që i lë në të ftohtë.

Si përgjigje Rama ka thënë se nuk kërkon dialog nga ata studentë që rrinë gjithë natën jashtë kryeministrisë dhe ndezin zjarre, por nga ata që janë në shtëpi, pasi këta të parët, sipas tij janë të financuar nga partitë politike.

“Ata që janë tani te zjarri, le të rrinë aty edhe 10 vjet. Në cilën familje, i thuhet prindërve unë kam këto kërkesa, dhe unë nuk pranoj që të bisedoj, mbaroni këtë punë dhe pastaj do flasim? Në cilën demokraci e keni parë ketë? Në asnjë vend s’ka bërë vaki.

Këta që janë aty te zjarri tani, janë të financuar. Me ushqime e batanije. Janë të dërguar nga partitë dhe këtë e vërtetoj. Unë flas për ata që nuk janë aty dhe që janë mijëra të tjerë që i kanë ngritur këto kërkesa”, u shpreh Rama në Opinion, përballë një paneli gazetarësh, dhe pedagogësh.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Pse nuk ua plotëson kërkesat? Pse i le në të ftohtë 8 ditë? Dje dhe pardje kanë ndezur zjarr. Jeni prind edhe vetë…

Rama: Faleminderit që ma kujtove këtë, por mu kujtua që vajza jonë kur shkoi për studime, punonte turn i tretë recepsioniste për të mbuluar shpenzimet, sepse nuk është vetëm këtu, por në të gjithë botën. Sikur të ishte e vërtetë që të gjithë punojnë, Shqipëria do ishte shumë ndryshe.

I pyetur për pikën e parë të kërkesës kryeministri ka deklaruar se si për buxhetin ashtu edhe përgjysmimin e tarifave të studentëve duhet të dialogohet, pasi nuk mund të realizohen menjëherë.

Fevziu: Për rritjen e Buxhetin 5% bëhet apo nuk bëhet?

Rama: Bëhet, por për një kohë shumë të gjatë.

Rama deklaroi se nga përgjysmimi i tarifës mund të përfitojnë të gjithë lehtësira, por s’mund të ketë përgjysmim për të gjitha kategoritë.

Sipas Ramës përgjysmimin ju takon studentëve ekselentë, atyre me aftësi të kufizuara dhe studentëve që vijnë nga familje në nevojë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?
Kryesore

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Në fillim, kur protesta nisi të merrte vëmendje dhe qytetarët po dilnin çdo ditë në shesh, pjesa më e madhe...

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Para

Studentët para Ramës: Ti kokëfortë? Ne jemi më kokëfortë

Lajmet e fundit

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English