Teksa kanë kaluar 2 ditë nga zgjedhjet vendore, gazetari Klodian Tomorri ironizon popullin shqiptar në një kohë që gjendja e trafikut në Tiranë është alarmante.
Mëngjesin e sotëm në kryeqytet evidentoheshin radhë të gjatë mjetesh në trafik dhe gjendja ishte një kaos i vërtetë. Tomorri shprehet se nga Stacioni i Trenit tek Hotel Tirana në kryeqytetet ditën e sotme zgjat plot 43 minuta, një kohë aspak e justifikueshme për disancën midis dy vendndodhjeve. Po ashtu gazetari shprehet se në këtë trafik të tmerrshëm, drejtuesit e mjeteve i bien borive dhe ngre pikëpyetjen nëse janë pikërisht ata që të entuziazmuar votuan për Partinë Socialiste.
Sipas Tomorrit Rama i bie gërnetës se fitoi zgjedhjet teksa populli i bie gërnetës se fitoi Rama.
“43 minuta nga treni tek hotel Tirana. Në sfond dëgjohen papushim borite e makinave. Nuk e di nëse keta që u bien borive janë të njëjtët që u ranë dhe një ditë më parë, të entuziazmuar nga zgjedhjet. Por nuk do ishte çudi. Kjo punë kështu vajti. Punë gerrnete domethëne. Rama i bie gërnetës dhe fiton zgjedhjet. Populli i bie gërnetës se fitoi zgjedhjet Rama. Pastaj i bie prapë gërnetës kur i fryhet prostata në trafik. Tani pyetja eshte kush e hëngri gerrneten në këtë mes? Ah po. Non grata”, shkruan gazetari Klodian Tomorri./Gazeta Reforma