Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një vizitë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar për t’u takuar me kryeministrin Rishi Sunak.
Gjatë takimit Sunak ka siguruar vazhdimësi të mbështetjes së Ukrainës.
“Ky është një moment vendimtar për rezistencën e Ukrainës ndaj një lufte të tmerrshme agresioni që ata nuk e zgjodhën apo provokuan. Ata kanë nevojë për mbështetjen e qëndrueshme të komunitetit ndërkombëtar për t’u mbrojtur kundër breshërisë së sulmeve të pandërprera dhe pa dallim, që kanë qenë realiteti i tyre i përditshëm për më shumë se një vit,”-tha Sunak.
Ardhje surprizë në Londër
Sunak e përshëndeti Zelenskyn në aeroportin Stansted, në veri të Londërs.
Sunak postoi në Twitter një foto të çiftit të përqafuar në pistë. “Mirë se erdhe në Mbretërinë e Bashkuar, President @ZelenskyyUa”.
Më vonë, ai udhëtoi në Pallatin Buckingham për t’u takuar me mbretin Charles III, i cili i u shpreh për presidentin Zelenskyt: “Ne të gjithë kemi qenë të shqetësuar për ty dhe kemi menduar për vendin tënd.
Më 24 shkurt 2022, nisi bastisja e forcave ruse në Ukrainë me qëllim “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e vendit. Konflikti i nisur, solli krijimin e një rendi të ri botëror, duke hapur edhe njëherë plagët e vjetra të përçarjes së madhe mes Rusisë dhe Perëndimit, duke i bërë jehonë kohëve të Luftës së Ftohtë dhe kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore, ndërkohë që perspektiva e një tryeze bisedimesh shihet ende me dylbi.